Ishte dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për trafik droge

Autoritetet policore në Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al