Chelsea shitet për 4.25 mln Paund te grupi amerikan i manjatit Todd Boehly

Pas dritës jeshile nga qeveria britanike, ka përfunduar edhe zyrtarisht epoka e Roman Abramoviç te Chelsea. Londinezët kanë njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes për shitjen e klubit te grupi amerikan i drejtuar nga fondi Clearlake Capital, i kryesuar nga manjati Todd Boehly. Kosto totale e marrëveshjes kap vlerën e 4.25 miliardë paundëve, ose e thënë ndryshe më pak se 5 miliardë Euro.

Pas disa pengesave fillestare të lidhura me borxhet që kompania kishte ndaj Roman Abramovich dhe pasi u morën të gjitha autorizimet e nevojshme, nga qeveria angleze dhe Premier League, blerja më e madhe në historinë e futbollit mund të thuhet se ka përfunduar. 2.5 miliardë Paund u paguan për blerjen e aksioneve ndaj ish-pronarit, i cili u sanksionua për marrëdhënien e tij me Vladimir Putinin.

Të ardhura do të shkojnë për bamirësi në mbështetje të popullit ukrainas, ndërsa 1.75 miliardë euro do të investohen në rritjen e klubit.

Një marrëveshje që i jep fund presidencës 19-vjeçare të Abramovich te klubi i Londrës Perëndimore. Nën menaxhimin e rusit, “blutë e Londrës” kanë arritur të fitojnë 18 trofe të rëndësishëm, konkretisht 2 herë Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe Superkupën Europiane, 5 herë Premier Ligën angleze dhe FA Cup, si dhe tre herë Kupën e ligës.

Klan News