206 persona humbën jetën, Parlamenti: Ishte sukses!

Orës policore në Serbi i erdhi fundi me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por, një pjesë e masave të kujdesit do të ngelen. Kuvendi i Serbisë votoi pro kthimit të jetës në normalitet duke e quajtur sukses luftën kundër Covid-19.

Serbia ka 9848 raste, 206 vdekje. Por, numri i të infektuarve është më i vogli për javë të tëra me vetëm 57 raste të reja. Zyrtarët thonë se ende duhet kujdes.

“Nga dita në ditë kemi gjithnjë më pak njerëz pozitiv dhe jemi duke shkuar drejt një trendi të mirë. Shpresojmë se shpejt do të kemi zero raste”, tha ministri i Punëve Sociale.

Qytetarët presin për t’u pajisur me karta të personalizuara për autobus. Transportin do të mund ta shfrytëzojnë vetëm ata që janë të punësuar për të shmangur rrezikun dhe atë me masa mbrojtëse. Në Serbi ka filluar gjithçka jetën nga e para, përveç shkollave.

Akti i fundit do të jetë hapja e aeroportit dhe e kufijve që pritet të ndodhë pas 10 ditësh. Jetën e kanë filluar edhe sportistët, por si basketbollistët e Crvena Zvezdes, para stërvitjeve testi për koronën.

Tv Klan