Rikonstruktohet rruga që të çon drejt bregdetit, një investim rreth 183 milionë Lekë

Merr fund makthi i banorëve të Divjakës. Aksi nacional Çermë-Divjakë po rikonstruktohet. Ky investim ndihmon fermerët për të shitur prodhimet bujqësore si dhe ka efekt pozitiv në turizëm.

Veç aksit nacional prej 15 kilometrash, projekti përfshin edhe degëzimet që të lidhin me fshatrat.

Investimi i qeverisë shqiptare arrin vlerën e 183 milionë Lekëve. Punimet nisën në Nëntor të 2020 dhe do të zgjasin 1 vit. Projekti parashikon edhe ndërtimin e stacioneve të autobusëve, mbjelljen e pemëve, ndriçimin dhe një rrethrrotullim në hyrje të qytetit të Divjakës.

Klan News