Më në fund edhe Fakulteti i Drejtësisë i rikthehet normaliteti. Ky ishte fakulteti i vetëm ku procesi mësimor nuk zhvillohej normalisht

Mbrëmja e kësaj të hënë 11 Shkurt 2019 shënon edhe mbrëmjen në të cilën hapen dyert e Fakultetit të Drejtësisë, këto dyer të cilat në fakt kanë qenë të bllokuar për afro 1 muaji , hapen për të vijuar procesin e rregullt mësimor në  ambientet brenda fakultetit të drejtësisë.

“Ky ishte vendimi i shumicës , e zgjatëm shumë dhe menduam ta rihapnim dhe që nesër ti rikthehemi  auditorëve por  kjo protestë ndërpritet këtu përkohësisht  sepse kemi menduar ta vazhdojmë pas sezonit të provimeve është një beteje që luftuam dhe treguam që nuk jemi rinia e kafeneve por e protestave”.

“Është një beteje e cila nuk ka mbaruar përkundrazi ne kemi dalë nga kjo etapë e protestës me kokën lart. Ishim fakulteti vetëm që zgjati kaq shumë,por që në këtë moment ne e pamë të arsyeshme që ta ndalonim përkohësisht protestën në mënyrë që të gjithë në të reflektojmë”.

Dekanati i fakultetit vendosi që të shtyjë sezonin  e provimeve me dy javë, studentët protestues nuk do të penalizohen për bojkotin e tyre , afati i bursave të shtyhet deri në 18 Shkurt.

Më herët edhe dy fakultetet e tjera,ai i  Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë vendosën tu rikthehen auditorëve duke i dhënë fund grevës.

Megjithatë studentët thonë se pavarësisht lirimit të ambienteve do të vazhdojnë të kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë.

Tv Klan