ISHP: Tani rezultatet për COVID dalin brenda 72 orëve

E gjithë procedura e testimit për COVID-19, nga marrja e tamponit, ekzaminimi dhe marrja e rezultatit nga qytetarët duhet të marrë një kohe prej 24 deri në 72 orë. Epidemiologia Rovena Daja sqaron për Tv Klan të gjithë hapat që ndiqen, dhe pse janë krijuar vonesa nga ky poçes.

Të gjitha mostrat që vijnë ekzaminohen brenda 24 orëve në ISHP. Në momentin që del rezultati nga laboratori kjo shkon në sektorin e epidemiologjisë. Do të futet në një sistem SISI ku përfshihen të gjitha njësitë vendore, që duan kohën e tyre për të njoftuar njerëzit. Pra maksimumi është 24 deri 72 që një person të marrë përgjigjen nëse është pozitiv apo negativ”.

Për rastet kur përgjigja e testit vonoi më shumë se 72 orë, epidemiologia jep këtë përgjigje.

Vonoheshin ndoshta sepse ishte vetëm laboratori i virologjisë që funksiononte, ndërkohë që na vinin edhe testet e laboratorëve privatë që ishin pozitive për rikonfirmim në Institut. Ndërsa aktualisht janë 3 laboratorë shtetërore”.

Vetëm në laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik mund të kryhen rreth 1000 apo 1500 testime në ditë, ndërkohë që rastet pozitive që kontaktohen nga laboratorët privatë tashmë e bëjnë po aty rikonfirmimin e tyre.

Tv Klan