Modelja : Është një moment i dhimbshëm

Në valën e ndarjeve në botën e shoëbizit, është një tjetër çift që po përgatitet të kalojë një divorc. Pas Shakirës dhe Piques dhe Francesco Tottit dhe Ilary Blasi, lamtumirë po i thonë njëri-tjetrit  edhe Wanda Nara dhe Mauro Icardi.

Modelja befasoi 15 milionë ndjekësit e saj pak pas mesnatës të së enjtes me një postim në Instagram .

Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment . Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe spekulimet mediatike që po dalin, preferoj  ta mësoni nga unë. Nuk kam çfarë të deklaroj dhe nuk dua të jap asnjë lloj detaj për këtë ndarje. Ju lutem,  kërkoj mirëkuptimin tuaj , jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Pak më shumë se një muaj më parë u përhapën thashethemet për ndarjen e tyre. Një TV argjentinas transmetoi një audio të Wandës në të cilën ajo shprehej se nuk mund të durontë  më duke iu referuar partnerit të saj. Por më pas vetë Wanda e mohoi kategorikisht këtë lajm disa orë më vonë.

 Vitin e kaluar kriza mes të dyve bëri xhiron e rrjeteve sociale kudo në  botë  kur në marrëdhënien e tyre  u përfshi China Suarez.

Wanda u largua nga Parisi për në Milano dhe përpjekjet e dëshpëruara të bashkëshortit të saj për të rikuperuar situatën ishin të shumta , madje duke lënë mënjanë edhe angazhimet e tij profesionale me PSG-në.

Klan News