46 vota për koalicionin qeveritar me serbët e shqiptarët

Kuvendi i Malit të Zi, ka zgjedhur mëngjesin e kësaj të Marte pas një seance maratonë qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiç.

Kabineti i ri qeveritar mori mbështetjen e 46 deputetëve malazezë, serbë e shqiptarë. Në momentin e votimit nga 66 deputetët e pranishëm 46 votuan pro.

19 deputetë opozitarë votuan kundër, një abstenoi ndërkohë që pesë deputetë nga rradhët e levizjes Ura të kryeministrit në largim Abazoviç dhe të partisë boshnjake munguan në seancën e votimit. Selia e parlamentit ishte e rrethuar me qindra protestues që nuk pranojnë rritjen e ndikimit serb në Malin e Zi.

Qeveria e re që pason atë të Dritan Abazoviç do të ketë 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra ndër to edhe Nik Gjeloshaj që do të drejtojë edhe ministrinë e zhvillimit ekonomik.

Gjatë fjalës para deputetëve, Spajiç tha se synonte anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e marrëdhënieve rajonale.

Votimi i kësaj qeverie erdhi pas mbështetjes nga aleanca pro-serbo – ruse e udhëhequr nga kryeparlamentari i ri Andrija Mandiq.

Shqiptarët në bashkëqeverisje me serbët e malazezët do të kenë krahas zv/kryeministrit Gjeloshaj përfaqësim me ministrat Fatmir Gjeka për pakicat kombtare dhe Marash Dukaj për administrimin publik. Edhe pse kanë shkëmbyer akuza mes njëri tjetrit Dritan Abazoviç dhe pasardhësi Miljoko Spajiç u panë në selinë e qeverisë  ku u realizua dorëzimi i detyrës.

Klan News