Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Unazës së Re pranë rrethrrotullimit të TEG.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën

Kallëzo

tvklan.al

pamje të makinës së djegur. Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht mendohet se zjarri në makinë ra si pasojë e një shkëndije elektrike.

/tvklan.al