Një 34-vjeçar është mbytur në Vlorë, teksa po merrej me zhytje. Policia thotë se viktima është me iniciale A.H. nga Tirana. Nga burime policore nga Vlora mësohet se 34-vjeçari është Armand Hallvaxhiu, i cili punonte si operator në disa media. 

Viktima po zhytej në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun. Të njëjtat burime sqarojnë se viktima ka qenë me disa persona të tjerë duke u zhytur në det, të cilët po kryenin filmime nënujore.

Trupi i pajetë u transportua për në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet dhe ekspertizës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /

tvklan.al