Ka pak ditë që këtu nuk po digjen me plehra. Një shërbim zjarrfikës është vënë  në gatishmëri për çdo rast. Pesë muaj nga shpallja e emergjencës mjedisore në Porto Romano po ndjehen ndërhyrjet e para. Institucionet janë vënë ne lëvizje dhe po veprohet ne terren.

Ndalimi i djegies së mbeturinave në terren të hapur ka ulur ndjeshëm nivelin e ndotjes të ajrit nga tymrat toksikë. Një praktikë kjo e ndjekur prej më shumë se dy dekadash, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e popullatës.

Paralel me monitorimin e zjarreve në ketë territor, punonjës të ndërmarrjes komunale kanë nisur me pastrimin e kanaleve të tejmbushura nga mbeturinat. Prej vitesh në to nuk ishte kryer asnjë ndërhyrje duke ndikuar në zgjerimin e hartës së  zonës së ndotur.

Ndërhyrjet konsiderohen vetëm fillimi i punës për kthimin e kësaj zonë në një vend të gjelbëruar, por që aktualisht shërben për grumbullim e tonelatave mbetjeje. Ndotja që vinte nga kjo zonë, kryesisht nga djegia e mbeturinave së fundmi nxiti protesta të banorëve por edhe studenteve.

Tv Klan