Në drejtorinë e Policisë së Tiranës prokurori i çështjes së vrasjes së Devi Kasmit, Artur Lulja ka marrë në pyetje 5 të arrestuarit për këtë ngjarje. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se të ndaluarit kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 29 Janarit.

Ndërsa nuk kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i caktuar kryesisht i të arrestuarve Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Të arrestuarit pritet të dalin të hënën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta. Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje lëndësh narkotike.

Tv Klan