Grupi hetimor në Lushnje ka marrë në pyetje njërin nga djemtë e 55- vjeçarit, trupi i të cilit u gjet dje i pajetë i hedhur në një kanal, në anë të rrugës Fier- Lushnje.

Sipas informacioneve, djali dhe viktima kishin një marrëdhënie kontradiktore. Nga sa mësohet ai u tha hetuesve se kishte denoncuar në polici që në momentin që babai ishte zhdukur. Albert Bullgari 55 vjeç nga Fieri u gjet i zhveshur, me plagë të rënda në trup dhe në kokë.

Sipas prokurorisë së Lushnjës ekspertiza mjeko-ligjore nuk është shprehur akoma dhe hetimet vazhdojnë në tri drejtime, për vrasje, vdekje nga aksidenti, apo vetëvrasje. Ndërkohë vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe e të njohurve të 55- vjeçarit Bullgari./ABCNews