Presidenti dëshmon për krime, akuza të ngritura nga Serbia

Me pranga në duar, në një sallë ku nuk kishte asnjë simbol të shtetit të Kosovës, ish-Presidenti Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi hodhën poshtë para Gjykatës Speciale në Hagë akuzat se janë përfshirë në 100 vrasje ndaj kundërshtarëve politike serbe, shqiptare e rome. Madje Krasniqi e akuzoi Hagën se po e trajtonte si kriminel.

Ish-krerët e UÇK-së e konsideruan tribunalin e Hagës një etnik kur krimet në Kosovë i ka kryer Serbia. Avokati mbrojtës ish-Presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, u tregua i ashpër me panelin gjyqësor në Dhomat e Specializuara duke i pyetur disa herë.

“Ku janë në aktakuzën e paraqitur pretendimet për trafikun e organeve njerëzore dhe Shtëpia e Verdhë akuza që janë inicuar Dick Marty e Karla Del Ponte dhe që nxiten ngritjen e kësaj Gjykate Speciale. Në këtë aktakuzë asgjë nuk flet për trafik të organeve, por kemi një aktakuzë me incidente që shumë prej tyre që janë gjykuar në Gjykata Ndërkombëtare. Këto pretendime, zotëri Thaçi e dinte që ishin gjepura, ai e ndihmoi Komisionin Europian në krijimin e kësaj Gjykate”.

Avokati mbrojtës kërkoi lirimin e përkohshëm të ish-Presidentit, duke hedhur poshtë rrezikun e arratisjes siç pretendon Prokuroria.

Tv Klan