Merret sërish në pyetje Katica Janeva

Posta

Merret sërish në pyetje Katica Janeva

09:32 25/09/2019

Avokatët: Do lirohet nga paraburgimi me anë të garancisë pasurore

Me një qese të vogël, por me përforcim në ekipin e avokatëve që do ta mbrojnë, ish-kryeprokurorja e Speciales, Katica Janeva, arriti në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Njësoj si i dyshuari kryesor në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski, qëndroi vetëm një orë tek Ruskoska, e më pas u kthye në Shutkë.

Prokurorja e ka informuar se hetimi për rastin “Zhvatja” ka përfunduar dhe se do të kenë mundësi pas dy ditësh t’i shohin provat, e Janeva ka kërkuar që provat t’i shohë edhe personalisht. E në momentin e parë që avokatët do të marrin njoftim zyrtar se hetimi ka përfunduar, do të ofrojnë garanci dhe do të kërkojnë që Janeva të lëshohet në paraburgim shtëpiak.

“Me përfundimin e hetimit, bie pika e dytë, e cila ka të bëjë me ndikimin tek provat, do të krijohen rrethana që paraburgimi të mbetet vetëm në bazë të pikës së parë, që ka të bëjë me mundësinë e arratisjes. Me këtë do të hapet mundësia për të ofruar garanci, që e njëjta të mbrohet në liri me garanci”.

Ekipi i avokatëve të Janevës ka marrë edhe vendimet për shkarkimin e saj, por ende nuk ka vendosur se a do t’i ankimojë këto vendime.

“Të hënën nga Katica Janeva na është dorëzuar vendimi për shkarkimin nga funksioni Prokuror Special, ditëve të ardhshme do të vendosim se si do të veprojmë lidhur me këtë vendim. E morëm vendimin edhe për shkarkimin nga funksioni prokuror publik, por edhe për këtë do ta informojmë opinionin për veprimet e mëtutjeshme”.

Avokatja Irena Frçkovska konfirmoi se ka audio-xhirime si prova, por nuk mundi të ndaj më shumë informata. Ndërkohë, nga Prokuroria për Krim të Organizuar e kanë informuar Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevës se hetimi ka përfunduar, por kjo ka të bëjë vetëm me pjesën që është e lidhur me rastin “Perandoria” ku i dyshuar kryesor ishte Orce Kamçev.

Por hetimi nuk ka përfunduar për organizatën “Bashkimi Ndërkombëtar” nëpërmjet të cilës dyshohet se Bojan Jovanovski ka tentuar t’i lajë paratë që i ka marrë nga biznesmenët vendas.  

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT