Kim do të mbajë rezidencën 60 milionë $ në “Hidden Hills”

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se me 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore. Një burim për The Sun tha se nuk pati drama,teksa ajo qe tanimë ka rrëmbyer interesin e të gjithëve është ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarëve.

Bëhet me dije se po realizohet një parapërgatitje për sa i takon ndarjes së parave,pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen. Jo vetëm kaq,por disa burime shprehen se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollar pasuri,prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër reperi I gëzohet një vlere neto që kap shifrën e 1.2 miliardë dollarëve. Pas dasmës dyshja punësoi avokatë  për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Sipas burimeve asokohe themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollar për çdo vit që kishte qëndruar e martuar,në rast ndarjeje.

Mediat e huaja raportojnë se me dakordësinë e Kanye-s, Kim do të mbajë rezidencën 60 milionë Dollarëshe në “Hidden Hills”. Kjo pasi 4 fëmijët janë mësuar të jetojnë aty dhe do ta kenë të vështirë të lëvizin diku tjetër. Po ashtu, Kim ka pranë të gjithë të afërmit e saj ndaj është parë e arsyeshme që rezidenca t’i ngel asaj.

Tv Klan