Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka pasur një takim me disa të rinj nga FRPD-ja në Vlorë. Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ju bën thirrje të gjithë demokratëve që të marrin shembull nga rinia demokrate e Vlorës
Kryeministri thotë se duhet të bashkohen me ta jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“VOTO 5! Je demokrat? Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me mua dhe PS në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, e për të marrë pashaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur”, shkruan Rama.
/tvklan.al