Dy persona janë zbuluar nga Policia e Tiranës të cilët merrnin kredi me dokumente të falsifikuara.

Në pranga ka rënë njëri prej tyre, H.L. 33 vjeç. Ndërsa në kërkim është bashkëpunëtori i tij me iniciale L.A.

Nga hetimet ka rezultuar se të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Hetimet po vijojnë për arrestimin e të shpallurit në kërkim dhe për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë mashtrimi. /tvklan.al