Një 35-vjeçare në Elbasan është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se trafikonte emigrantë sirianë kundrejt një fitimi monetar. Policia bën me dije se 35-vjeçarja është kapur në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj.

Operacioni është zhvilluar “pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen: K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë”.

Arrestimi i saj u bë pasi u kap duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 sirianë duke u marrw nga 200 Euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular./tvklan.al