Sherr mes shqiptarëve në Itali, të shtëna me armë

Posta

Sherr mes shqiptarëve në Itali, të shtëna me armë

13:09 10/02/2019

Policia italiane po heton një konflikt të ndodhur në Parma mbrëmjen e së shtunës që mund të përfundonte në tragjedi. Sipas mediave italiane, të paktën 3 shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mes tyre.

Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta. Policia thotë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, dyshohet tre të tilla. Po kështu, hetuesit kanë gjetur edhe shenja gjaku. Policia po mundohet të kuptojë nëse personi që është lënduar është goditur me sende të forta apo është qëlluar me armë.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë publike për identitetin e personave të përfshirë, pasi ata u larguan me shpejtësi para se aty të mbërrinte policia. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve për prishje të pazareve të drogës. Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan autoritetet pasi u frikësuan nga sherri i dhunshëm që kishte shpëthyer mes grupit të shqiptarëve.

/tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT