Nata e tretë e “Këngës Magjike” në Tv Klan përkon me finalen shqiptare. Në këtë mbrëmje flitet dhe këndohet në shqip, ndaj artistët shqiptarë do të prezantohen nga ata ndërkombëtarë në gjuhën tonë amtare.

Sonte ata kanë shoqëruar në skenë Ardit Gjebrean dhe partneret e tij, Olta Beqirin dhe Eva Muratin në prezantimin e këngëtarëve. Nuk kanë munguar të qeshurat, batutat dhe ‘ngacmimet’ e këndshme ndaj tyre që i kanë argëtuar të gjithë.

Hera-herës gjuha shqipe është përzier edhe me gjuhën e tyre në një mënyrë krejt të natyrshme e të bukur duke sjellë kështu një kombinim fantastik të kombësive.

Ardit Gjebrea: Eja e dashur eja.

Laura: Ciao a tutti adesso! Ciao a tutti! (Përshëndetje të gjithëve!)

Ardit Gjebrea: Laura përfaqëson zjarrin e grupit italian Le Deva.

Laura: Edhe artisja qe do të… (qesh). Okej. Edhe artistja që do të këndojë tani.

Publiku: Bravo!

Laura: I vë flaken skenës.

Publiku: Bravo!

Laura: Lei ha una voce domethonë ka njo zë…

Ardit Gjebrea: Yeah! Dhe ne të dy të largohemi që mos të ketë rrezik zjarri. Le të ftojmë tani në skenë për të  kënduar “Lotët e mi”…

Laura: Signore e signori, Xhesika Polo! (Zonja dhe zotërinj, Xhesika Polo!)

Benjamin: Jam shumë i lumtur të pres tani kët artiste fantastike. She’s very young (ajo është shumë e re), por ka një zë o nëne, o nëne!

Artistja spanjolle Angeles prezantoi Lorenc Hasramën me theksin e veçantë të kombit të saj.

Angeles: Ardit, artisti që do të vijë tani është aktor telenovelash spanjoll.

Ardit Gjebrea: Angeles, mos u ngatërro. Unë nuk do të këndoj sonte.

Angeles: No, no, no eres tu. (Jo, jo, nuk je ti).

Ardit Gjebrea: Nuk jam unë aktori i telenovelave spanjolle?

Angeles: Ai eshtë zeshkan, ka sytë ashtu…

Ardit Gjebrea: Si i ka sytë?

Angeles: Ka sy të dashyr…

Ardit Gjebrea: Ka sy të dashur.

Alvan: Do ju flas për një çike Kosove. Ajo është pikante dhe kapriçoze. I want her so, so bad. (E dua shumë, shumë fare).

Olta Beqiri: Pardon?

Olta Beqiri: Ah, edhe mua më pëlqen shumë kënga e saj dhe titullohet “A po gëzohesh?”

Alvan: Veca Smolica./tvklan.al