Mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti nuk ka marrëveshje për ndarjen kështu që dyshja do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në gjykatë. Gjykata do të trajtojë çështje të tilla si kujdestarinë e fëmijëve dhe ditët që Cristian, Chanel dhe Isabel do të kalojnë me Francesco Tottin dhe të tjerat me nënën e tyre.

Një mosmarrëveshje mjaft e madhe mbeten edhe kërkesat ekonomike. 20 mijë euro për veten dhe 17 mijë për mirëmbajtjen e fëmijëve, kjo është kërkesa e Ilary Blasit për një ndarje konsensuale. Por një propozim i tillë është quajtur i papranueshëm për avokatët e ish-futbollistit italian, i cili në vend të kësaj ofron 7 mijë euro për fëmijët dhe asgjë për ish-bashkëshorten e ardhshme.

Duket se situata aktualisht është e acaruar mes dyshes të cilët vijojnë me akuzat ndaj njëri-tjetrit se cili tradhtoi i pari, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme duken dyert e gjykatave që do të ndajnë më pas edhe çështjet financiare mes të dyja palëve.

Klan News