Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen e 35-të. këtë moment të jetës ia ka uruar vetes me një foto në rrjetet sociale me një diçiturë plot humor:

“35! U plakëm!”

Ndërkohë në InstaStory ai ka ripostuar urimet e miqve dhe familjarëve.

Ndër urimet e para është ai i motrës, Bulzës: ”Gëzuar ditëlindjen Malush! Jam kaq me fat që të kam ty, kaq e lumtur që u linde për të qenë vëllai im. Jam shumë krenare për ty. Meriton më të mirat. Të dua shumë”.

Babai i tij, Sabri Fejzullahu i ka dedikuar disa fjalë jo vetëm si prind, por e ka vlerësuar edhe si artist.

“Ti je bota ime. Ti je diell që më ngroh. Ti je artist i madh me zë e me shpirt. Ama këto t’i dha publiku shqiptar nga e tërë bota. Ty ta dha Zoti, zërin e talentin e që ti i gradove me punë, me shpirtbardhësi e me dashuri që dhuron e merr. Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen, humanizmin dhe thjeshtësinë. Vazhdo puno, mbaje kokën ulur dhe dhuro dashuri ngado e kudo që shkon. I bëfsh 100 o fryma e babit!”, përfundon urimi.

Nëna e tij, Nera, shkruan: “Mali im! Urime ditëlindjen e 35-të, m’u bëfsh 100 vjeç! Lumturia e botës qoftë gjithmonë e jotja!”

Ndërsa bashkëshortja, Ariana e ka uruar me anë të një videoje me vajzën e tyre e cila i këndon në anglisht “Gëzuar ditëlindjen babush!”

35-vjetori mund ta ketë gjetur Ermalin “të plakur”, por të rrethuar me shumë dashuri./tvklan.al