Të “ngujuarit” që duhet të mbledhin kanaçe për të jetuar

Vetëizolimi është konsideruar si një nga mënyrat më të mira për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Vendimin e qeverisë e mbështesin hapur edhe qytetarët, por shumica prej tyre janë gjunjëzuar përballë një situate të tillë.

Këto janë banorë të komunitetit rom, jetesa e të cilëve është e varur drejtpërdrejt nga grumbullimi dhe shitja e mbetjeve të riciklueshme. Të njëjtën gjë bën edhe Kujtimi, që duhet të sigurojë bukën e 8 anëtarëve të familjes.

Kjo është Ismete Toska. Megjithëse me probleme të rënda shëndetësore, këto ditë, kur rreziku për përhapjen e koronavirusit është në pikun e tij, ajo duhet t’i kalojë këtu.

Ndërsa ka edhe një apel në emër të të gjithë komunitetit. Ata shprehen se do të dalin sërish në rrugë për të vijuar me aktivitetin e tyre.

Ky është Fatbardh Hamza, një 27 vjeçar që jeton në zonën e ish-Stadiumit Dinamo. Ai ka detyrën që të sigurojë të ardhurat për 5 anëtarë të familjes, mamasë së sëmurë, motrës së divorcuar me dy fëmijë dhe vëllait me probleme të tjera shëndetësore. Si të mos mjaftonte mungesa e ushqimit, kjo familje duhet ta kalojë këtë situatë edhe në kushtet e mungesës së dritës elektrike.

Klan Plus