Mesazh bashkimi nga tre ish-presidentët amerikanë



Mesazh bashkimi nga tre ish-presidentët amerikanë

13:20 22/01/2021

Obama, Bush e Clinton, thirrje për bashkëpunim dhe për kapërcimin e përçarjeve

Tranzicioni i pazakontë dhe i vështirë i pushtetit këtë vit në Shtetet e Bashkuara bëri bashkë tre ish-presidentë për të dhënë një mesazh bashkimi. Dy demokratët Bill Clinton dhe Barack Obama dhe republikani George W. Bush, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit vlerësuan traditën e gjatë amerikane të kalimit paqësor të pushtetit, duke bërë thirrje për ruajtjen e saj.

“Mund të kemi mosmarrëveshje, por duhet të tregohemi njerëzorë ndaj njëri-tjetrit. Si amerikanë, kemi më shumë të përbashkëta se ndasi”, tha Obama.

“Prania e ne të treve që flasim këtu për një kalim paqësor të pushtetit është tregues i integritetit të institucioneve të vendit”, u shpreh Bush.

“Ky është një fillim i ri. Gjithkush duhet të zbresë nga lartësia e kalit dhe të mblidhet me fqinjët dhe miqtë për ta bërë të munguar atë“, tha Clinton.

Thirrja e tyre erdhi pasi tashmë ish-presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek pasardhësi Joe Biden këtë javë, çka nuk kishte ndodhur në një shekull e gjysmë, me argumentimin se humbi presidencën për shkak të votave të vjedhura nga pasardhësi, akuza për të cilat nuk paraqiti fakte me vlerë ligjore.

Tv Klan







Të ngjashme