Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot lidhur me mesazhet që u janë dërguar qytetarëve ne emër të tij. Meta u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve dhe tha se ato janë dërguar nga një grup i strukturuar kriminal.

Më tej ai tha se ka kontaktuar me kompaninë telefonike për të nisur procedurat ligjore dhe të niset një hetim për të zbardhur të vërtetën.

Dua t’u kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve të cilët një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të Presidentit, kryesisht gjatë ditës së djeshme, të cilat janë konfirmuar nga personalitet publike.

Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të Presidentit të Republikës për të shantazhuar qytetarë, sot iu kam drejtuar kompanisë Vodafone një kërkesë teknike dhe presim përgjigjet e saj dhe shumë shpejt do nisim procedurat ligjore të hetimit vendas dhe ndërkombëtar“, u shpreh Meta./tvklan.al