Ambasada amerikane, ajo e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë, kanë reaguar pasditen e së hënës, para nisjes së protestës së planifikuar të opozitës së bashkuara para kryeministrisë në orën 18:30.

Njëzëri, ambasadat thonë se

protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore, por bëjnë thirrje për protesta paqësore.  

Ato dënuan dhunën në protestën e 11 Majit, e veçanërisht intimidimin e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, të cilit iu

dëmtua vendbanimi.

Ato u kërkojnë Bashës dhe Kryemadhit që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre.

Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore”, shkruej në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Nuk munguan as thirrjet për vetëpërmbajtje për policinë e shtetit. “

Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve.”

Ambasadat e shteteve kryesore europiane, dhe ajo e SHBA-ve, u bëjnë thirrje

thirrje të gjitha palëve të futen në dialog, si rruga e vetme me të cilën mund të zgjidhet ngërçi.

/tvklan.al