Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se edhe denoncimet e qytetarëve do të merren si indicie për të hetuar lidhur me pasuritë e individëve të caktuar, qofshin këta me apo pa precedentë të mëparshëm penal.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur struktura anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK.

Ndërkohë në telefonin e gazetarit Blendi Fevziu kanë ardhur dhjetëra mesazhe denoncuese nga qytetarë, ndërsa siç tha ai pjesa më e madhe janë për persona të politikës.

“Pupupu… Lamallari t’i jap vetëm çfarë po më sjellin tani qytetarët që denoncojnë, do ishte tmerr. Por shumica i kanë për politikanë dreqin…”/ tvklan.al