Udhëheqësit politikë në Maqedoni po shfrytëzojnë ditët e mbetura para referendumit të 30 Shtatorit, për të lëshuar mesazhet e tyre për votuesit. Për kryeministrin Zoran Zaev, vota në mbështetje të marrëveshjes me Athinën është votë “Pro” NATO-s dhe BE-së dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë dhe mirëqenies.

“Të dhënat tregojnë se politikat që po ndjekim së fundi për ndërtimin e urave të miqësisë po hapin perspektiva për tregjet e mëdha. Investimet e huaja janë në rritje. Në gjysmën e parë të vitit pati 327 milionë euro investime të huaja, nga 105 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Opozita është kundër marrëveshjes me Greqinë, pavarësisht se lideri i VMRO-DPMNE-së Kristian Miçkovski ka vendosur të mos bëjë thirrje të hapur për bojkot.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të votojnë sipas bindjeve të veta më 30 shtator, duke dëgjuar zemrën dhe arsyen. Por jam i bindur se shumica e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së do të votojnë kundër”.

Sondazhet tregojnë pjesëmarrja mbi 50% e votuesve që e bën të vlefshëm referendumin është me pikëpyetje. Megjithatë shumica e atyre që do të marrin pjesë shprehen se do të votojnë “Pro” marrëveshjes.

Tv Klan