Ndarja e papritur nga jeta e gazetares Adela Xhamani ka tronditur mbarë opinionin publik. Miq, kolegë, por edhe ata të cilët e kanë njohur Adelën përmes ekranit, kanë reaguar për humbjen e saj në moshë kaq të re.

Lajmi për vdekjen e 31 – vjeçares ka qenë gati i pabesueshëm, e kjo shihet në komentet e shumta, por edhe dedikimet për Adelën, e cila mëngjesin e kësaj të diele u shua për shkak të atakut kardiak.

Ne po ju sjellim një pjesë të mesazheve prekëse për të.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh hidhërimin për ndarjen e papritur nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani. Duke shprehur ngushëllimet, Shoqata bashkohet me dhimbjen e familjarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të parakohshme”.

“Kështu do na vrasin me rradhë….!!!! U prefsh në paqe e nuk kam fjalë për dhimbjen që shkaktoi ky lajm!! Je ëngjëll”.

“Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges Adelajda Xhamani. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të adërmit, miqtë dhe kolegët. U prefsh në paqe”.

“Adela, do të kujtoj gjithmonë si shoferen e keqe më të mirë në botë. Nuk më besohet që nuk do të ta dëgjoj më të qeshurën. Prehu në paqe shpirt i bukur.”

“Shumë keq të marrësh një kumt kaq të zi… Shumë e dhimbshme …”

“Adelajda, që apasionoi të gjithë shqiptarët me historinë e saj të dashurisë përballë kamerave, u nda nga jeta … Lamtumirë Adela … ike shumë shpejt …”

“O Zot i madh ç’më dëgjuan veshët, çfarë fatkeqësie. Adela, vajza më e mirë që kam njohur, o shpirt si ike kaq papritur? Zoti të mori pranë, akoma s’mund ta besoj …”

“Pas asaj fytyre të bukur qëndronte dhe një shpirt i bukur. Vajza që u prit triumfatore në Kavajë kur mbaroi Big Brother 2, sot s’e pa diellin të lindte! E kam akoma para syve kur zbriti nga makina dhe u ndal nga 2 autobuzët me maturantë që ktheheshin nga eskursioni në Sarandë Ovacionet, lulet dhe duartrokitjet nuk pushonin. Politikanët paguajnë që t’i kenë këto, Adela i fitoi duke bërë për vete aq shumë zemra anembanë Shqipërisë. Ngushellime familjes për humbjen! Pushofsh në paqe Adela!”

“Shpirti në paqe, nuk mund ta besoj Adela. Një shpirt kaq i mirë sa i yti të ike nga kjo botë. Zoti të pastë pranë vetes. U prefsh në paqe.”/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”381″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]