“Do të na shikojë ne duke bërë dashuri”

E shoqja dhe i dashuri i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e fermerit të pasur, William Tayler. Ai u zhduk disa ditë para ditëlindjes së 70-të në Qershor të vitit të kaluar. Vetëm disa muaj më vonë, trupi i tij u gjet në Gosmore, Hitchin. Ai ishte dekompozuar aq shumë saqë ishte e vështirë të zbuloje shkakun e vdekjes.

Angela Taylor
Paul Cannon

Sipas mediave, autoritetet kanë gjetur mesazhet që kanë shkëmbyer 53-vjeçarja Angela Taylor dhe Paul Cannon, 54 vjeç. Ata kanë folur për kryerjen e marrëdhënieve seksuale ndërkohë që laheshin me gjakun e fermerit të pasur.

“Dua të bëj dashuri me ty në tavolinën e kuzhinës… të larë me gjak, me atë (William) të lidhur në karrige duke na parë. Më pas ta çojmë në ferr”, shkruante Paul Cannon.

“Imagjino që ta vrasim atë dhe gjëja e fundit që do të shikojë është ne që bëjmë dashuri”, i kthente përgjigje Angela Taylor.

Ndër të tjera në WhatsApp ata i kanë dërguar njëri tjetrit rreth 28.000 mesazhe për 148 ditë. Ata mendonin se bisedat e tyre ishin të sigurta dhe nuk mund të lexoheshin. Cannon ishte përpjekur t’i fshinte, por policia i gjeti të ruajtura në memorien e celularit.

Gjyqtari i çështjes Michael Kay tha se do të dënojë me burgim të përjetshëm dy personat. Ky vendim pritet të merret zyrtarisht të premten. /tvklan.al