Aplikacioni WhatsApp do të sjellë përditësime të reja ku një opsion do i lejojë përdoruesit e tjerë të fshijnë nga biseda mesazhet tuaja. Është e ngjashme me opsionin ‘delete for everyone’.

Opsioni që ju lejon që të fshini mesazhet e dërguara gabimisht do të funksionojë normalisht.

Por ndryshimi tashmë do të jetë se jo vetëm ju, por edhe administratorët në grupet e WhatsApp-it do të mund të fshinë mesazhet tuaja nga bisedat.

Pra nëse drejtoni një grup WhatsApp-i, do të mund të mbani shtypur një mesazh të ri dhe ta fshini atë përgjithmonë nga grupi në mënyrë që askush të mos mund ta lexojë. E vetmja gjë që do të ngelet është shenja se mesazhi është fshirë.

Sipas të dhënave për momentin ky opsion i ri është duke u shfaqur vetëm në versionin beta të WhatsApp-it për IOS dhe Android./tvklan.al