U njohën në një reality show në vitin 2009 dhe u kthyen në një prej çifteve më të përfolura në vend derisa pas rreth tre vitesh u ndanë. Në vitin 2010 ata konkurruan edhe në “Kënga Magjike” me këngën “Nuk betohem dot”.

Por mëngjesin e kësaj të diele, në moshën 31 – vjeçare Adela u nda papritur nga jeta.  Së shpejti ajo do të niste edhe një emision televiziv, në një televizion të hapur sëfundmi.

Një nga ata që është tronditur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani është edhe ish i dashuri i saj Bjordi Mezini, i cili ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe prekës në rrjetet sociale. 

Adela nuk jam i mire me fjalët dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do të doja te kisha thënë shumë më shumë, por më beso kur të them që dhe kaq paska qenë tmerrësisht e vështirë

”, shkruan Bjordi, para se ta falënderojë atë dhe t’i kërkojë “

falje për çdo gjë

”.

Nuk di çfarë të mendoj e nga t’ia nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot

”, shkruan Bjordi.

Mesazhi i plotë i Bjordi Mezinit në Instagram:

Ti e di se sa te vështire e kam këtë pjesë, sepse jam natyre cinike dhe jam e tillë pikërisht për të mos u përballur me momente si ky. Ti e di qe nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur behet fjalë për çfarë ndjej, por në fund të fundit kur filluam aventurën tonë sëbashku e kemi bërë përballë të gjithëve, ndaj dhe për këtë arsye përballë të gjithëve me duhet të them se çfarë ndjej. 

Dhe pse kundër natyrës time, po i shkruaj këto fjalë për ty, për respekt të të gjithë atyre që të kanë dashur, të gjithë atyre që nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thellë në zemër sa asnjeri më parë nuk e ka bërë. Në këto momente nuk di çfarë të mendoj e nga t’ia nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot.

Adela me vjen shume inat. Me vjen inat sepse je personi me i fort që kam njohur.

Nuk e kam kuptuar kurrë se ku e gjeje forcën të përballoje çfarë kë përballuar gjatë gjithë jetës tënde. Më vjen inat sepse ke luftuar, gjithmonë, dhe kjo jo në mënyrë figurative, ti ke luftuar vërtet për çdo gjë që arrite në jetë dhe sikur mos të mjaftonte, arrite të frymëzoje një gjeneratë të tërë me forcën tënde.

Linde në një bote shumë të vogël për ty dhe luftove aq shume për te zgjeruar kufijtë e botës tënde sa asnjëri tjetër që kam njohur. Kur kuptove që kjo nuk mjaftonte fillove të luftoje për të ndryshuar veten tënde dhe pak veta janë kaq të zgjuar dhe të guximshëm për ta bere këtë.

Linde në një botë shume të egër Adela, një botë që gjithsesi ka humbur çdo betejë kundër teje, sepse nuk e dinte ke kishte përballë.

Kjo botë nuk e dinte që Adela nuk ka frikë nga asgjë, por kësaj radhe nuk kishe se si të fitoje Adela, sepse u luajt jashtë rregullave dhe ishte e vetmja mënyre për të të mundur.

Adela nuk jam i mirë me fjalët dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do të doja të kisha thënë shumë më shumë, por me beso kur të them që dhe kaq paska qenë tmerrësisht e vështirë.

Faleminderit Zemër, për çdo gjë dhe me fal, për çdo gjë.

”/tvklan.al