Armand Duka, mesazh për nisjen e kampionatit





Armand Duka, mesazh për nisjen e kampionatit

13:35 18/08/2022

Presidenti i FSHF kërkon më shumë angazhim nga arbitrat

Nisja e sezonit të ri futbollistik ka sjellë disa risi. Superiorja ka dyfishuar të ardhurat nga shitja e së drejtës së transmetimit. Kampionati dhe kupa kanë tërhequr sponsor. Dy elementë financiarë që do të ndikojnë në ekonominë e klubeve pjesëmarrëse. Veç kësaj Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të inkurajojë pjesëmarrjen e sa më shumë futbollistëve të rinj në moshë në klubet elitare.

“Për herë të parë FSHF do të financojë me para “cash” aktivizimin e çdo futbollisti të ri nga 16 deri 20 vjeç në skuadrat profesioniste”.

Në një mesazh për fillimin e sezonit të ri presidenti i FSHF ka një porosi edhe për arbitrat.

“Sa më shumë angazhim e përqëndrim në minimizimin e gabimeve në fushë. Seriozitet maksimal nga gjithsecili që ka bilbilin, në të njëjtën kohë, qetësi e gjakftohtësi nga protagonistët për të bërë një garë të bukur dhe sportivisht të luftuar”.

Në mbështetje edhe të ekipeve të të rinjve në klubet shqiptare për herë të parë FSHF ka menduar të furnizojë falas me baze materiale stërvitore dhe uniforma çdo ekip të rinjsh.

Tv Klan













Të ngjashme