28-vjeçari ka performuar në turneun e tij “Justice World” në Norvegji

Jutin Bieber ka mbajtur  së fundmi turneun e tij “Justice World” në Norvegji. Teksa performonte në skenë, 28-vjeçari ndaloi për një moment ku vendosi që të fliste me fansat e tij për kuptimin e albumit të tij “Justice”

“Kur krijuam albumin “Justice”, ne donim të bënim një moment të qëllimshëm. Një moment uniteti, një moment pranimi, një moment përkatësie. Në këtë botë, ka shumë ndarje dhe çfarë është drejtësia, është që ne të bashkohemi të gjithë. Ne e dimë se racizmi është i keq. Është i gabuar.

Por ju dhe unë, ne duhet të jemi krijuesit e ndryshimeve. Ne duhet të jemi ata që do të qëndrojmë me vëllezërit dhe motrat tona dhe do të bëjmë një ndryshim. Kështu që unë jam shumë mirënjohës që secili prej jush këtu sonte është pjesë e këtij mesazhi, duke qenë pjesë e këtij udhëtimi.”

Mesazhi i fortë i yllit të popit vjen pasi u rikthye në skenë pas një pauze dy mujore, pasi u diagnoztikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.

Klan News