Lidhja e gazetares së njohur Enkeleida Zeko me motrën duket se është shumë e fortë. E ftuar në emisionin “Rudina në Tv Klan, gazetarja tregoi se pavarësisht diferencës 8-vjeçare që ka me të, ajo gjithnjë ka qenë shoqja e saj e ngushtë. Ajo kujtoi se kur ishin të vogla, ajo nuk dilte dhe nuk luante pa të.

“Unë kam një motër dhe një vëlla, me motrën kam 8 vite diferencë, por kemi kaluar shumë mirë. E kam pasur shoqe të ngushtë që të vogël, e mbaja me vete dhe nuk luaja asnjëherë pa të. Ajo jeton në Romë prej gati 5 vitesh, por takohemi shumë shpesh. Distanca ndihet shumë, por ne dimë që e duam shumë njëra-tjetrën”,

tha Zeko.

Gjatë emisionit ajo mori edhe një videomesazh nga motra e saj Blerina, e cila prej vitesh jeton në Itali.

“Dua të të them që jam shumë krenare për ty. Je pjesa më e rëndësishme e jetës time, kam jetuar me ty çdo moment dhe jam krenare për atë çfarë ti je. Je një grua e realizuar, je një mama e mrekullueshme dhe nuk kisha dyshime për këtë se më ke rritur mua. Ke qenë një shoqe, një motër, një mami, më ke mbështetur dhe ke qenë gjithmonë aty. Më mungon”,

tha Blerina në videomesazh.

Ndërkohë që dëgjonte fjalët e së motrës, Zeko e emocionuar nuk i mbajti lotët ndërkohë që tha se videomesazhi ishte një surprizë e bukur për të.

/tvklan.al