Ushtruesja e detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, ka organizuar sot një pritje shtetërore me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Osmani në një fjalë përshëndetëse tha se rezistenca paqësore e presidentit Rugova kundrejt një regjimi gjenocidal dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin Jashari dhe familjen e tij kurorëzuan përpjekjet për liri e për pavarësi.

Më tej ajo kërkoi që të gjithë të jenë të bashkuar pasi objektivat madhor nuk mund të realizohen me përçarje.

Për këtë ditë dhanë jetën shumë heronj e heroina të cilët do të kujtohen përjetësisht. Nën udhëheqjen e këtyre figurave emblematike ne mësuam se qëllimet madhore e kombëtare as nuk mund të përballohen e as nuk mund të realizohen pa unifikim”, tha ajo.

Të pranishëm në takim ishin kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të shteteve e përfaqësues fetar./tvklan.al