“Spidermani” francez ngjit ndërtesën në Hong-Kong

Francezi Alain Robert, i njohur si “Spiderman”, ka ngjitur ndërtesën mw të lartë në Hong Kong. Qëllimi i tij ishte të shpërndante një mesazh paqeje. Pas më shumë se 10 javësh protesta, ai ndërmori këtë vendim duke shpresuar se do të arrijë të ulë pak tensionin mes Hong-Kongut dhe Kinës.

Alain Robert shpalosi në majë të ndërtesës një flamur me simbolet e Hong Kongut dhe Kinës dhe poshtë tyre dy duar që shtrëngohen, për të përcjellë kështu mesazhin për paqe.

57-vjeçari tha se shpresonte që edhe nëse veprimi i tij nuk ul tensionet, të paktën tw dhurojë një buzëqeshje.

Pavarësisht qëllimit, nisma e tij nuk është pritur mirë dhe ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa prej komentuesve e cilësuan veprim injorant dhe shtruan pyetjen nëse është e mundur të shtrëngohen duart me diktatorë?

Ndërtesa ku u ngjit “spidermani” francez, Cheung Kong, ndodhet në qendër të Hong-Kongut dhe ka një lartësi prej 283 metrash.

Klan Plus