Mesazhi i presidentit Alfred Moisiu për festën e ndërrimit të viteve-(31 Dhjetor 2005)


Mesazhi i presidentit Alfred Moisiu për festën e ndërrimit të viteve-(31 Dhjetor 2005)

10:28 31/12/2005

Alfred Moisiu: “Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëkombës kudo që ndodheni! Pas 365 ditëve të kaluar në stresin e jetës së përditshme sonte të gjithë kemi nevojë të bëjmë një pushim. Të mblidhemi pranë familjes, të afërmve, midis miqve apo shoqërinë e moshës për të pritur sa më gëzueshëm Vitin e Ri. Duke dhënë dhe marrë urime forcojmë atë që kemi aq shumë nevojë, lidhjet e miqësisë, familjen dhe shoqërinë. Një familje e bashkuar e ka më të lehtë të kapërcejë vështirësitë dhe të sigurojë të ardhmen e saj. Një shoqëri e bashkuar e ka më të lehtë të përballojë sfidat dhe të ecë përpara shpejt dhe zhvillimin e begatisë dhe të integrimit. Viti 2005 bëri realitet disa prej sugjerimeve tona. Zgjedhjet parlamentare dhe delegacioni paqësor, kështu që ato dëshmuan se Shqipëria është vend demokratik, që është i vendosur të ecë përpara rrugëve, reformave dhe të integrimit. Si president jam krenar për qytetarët e mi, të cilët me përgjegjësi dhe sjellje civile morën pjesë masivisht në zgjedhjet dhe respektuan vullnetin e shumicës. Ata lanë hapa pas klasën politike, e cila u ka borxh qytetarëve mbajtjen e premtimeve dhe qeverisje të ndershme. Në 206 uroj që partitë dhe institucionet politike të mos i shpërdorojnë energjitë e tyre njerëzore dhe materiale, por duke ruajtur dhe forcuar arritjet demokratike të deritanishme t’i përdorin ato në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Të gjithë presin që politika të ofrojë zgjidhje të plota për problemet e pazgjidhura energjetike, papunësinë akoma fatkeqësisht të lartë, përmasa shqetësuese të krimit në familje dhe luftën ndaj korrupsionit. Presim gjithashtu që shteti, shoqëria dhe familjet tona të kenë në qendër të vëmendjes problemet e brezit më të ri. Ato duan shkollim evropian, kushte më të mira jetese, vende pune konkurruese dhe mbi bazën e meritave të marrin më shumë përgjegjësi publike duke dhënë më shumë besim e shpresë tek e ardhmja e Shqipërisë. Bashkëqytetarë të mi të dashur! Pas pak minutash hyjmë në Vitin e Ri dhe presim që viti 2006 të jetë viti i arritjeve të mëdha të shqiptarëve. Shqipëria pret të mbyllen me sukses bisedimet për marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit. Në këtë mënyrë do ta mbyllim fazën e tranzicionit për të hyrë në një fazë drejt zhvillimit, stabiliteti dhe demokracie. Kosova arrin në rrugën e…fitores të statusit përfundimtar. Të gjithë shqiptarët presin që Kosova të bëhet shtet i pavarur, demokratik dhe evropian. Unë jam optimist për të ardhmen, ndaj u ftoj dhe ju të gjithëve me optimizëm të besoni në një Shqipëri ndryshe, në një të ardhme të bazuar në shtetin e së drejtës dhe zhvillimin e saj ekonomik, rritjen e mirëqenies dhe arritjen e standardeve evropiane. Për hir të interesave të mëdha të na bashkojë. Është koha të lëmë pas ngjarjet dhe ndarjet…të së kaluarës dhe konfliktit të tranzicionit për të punuar së bashku në përparimin e Shqipërisë. Të gjithë ne duhet dhe mund të bëjmë Shqipërinë, ta bëjmë atë patjetër evropiane. Në këto momente të fundit të këtij viti 2005 dhe trokitjes së vitit të ri 2006 jam i lumtur të ndaj me ju urimet më të përzemërta. Bashkë me ju të urojmë djemtë tanë ushtarë paqeruajtës në Mosul, Kabul dhe në Bosnje, fëmijët jetimë, pensionistët e braktisur. Ata që fati i keq nuk i lejoi të festojnë, ata që sonte janë në detyrë. Si dhe të gjithë shqiptarët, sidomos ata që jetojnë në emigracion, të cilët vërtet më shumë kujdes nga shteti. Gëzuar të gjithëve! Shëndet e mbarësi në familjet tuaja! Qoftë e bekuar Shqipëria dhe shqiptarët! Zoti qoftë me ne!”/tvklan.al










Të ngjashme