Këngëtarja Samanta Karavella ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan 3” në televizionin Klan.

Samanta ka dhënë një mesazh të bukur për të gjithë fëmijët, që të besojnë tek ëndrrat e tyre, pavarësisht pengesave që mund t’u dalin përpara.

Samanta Karavella: Sepse duhet të mendosh diçka, që do ketë njerëz që do të kenë xhan, do ketë dhe nga ata që do të kenë më pak xhan. Por duhet të mendosh që ti je aty për një ëndërr që do ta realizosh, edhe duhet të besosh shumë tek ajo ëndrra jote. Dhe duhet të vazhdosh pavarësisht sa fjalë mund të dëgjosh mbrapa. Duhet të bëhesh i fortë.  /tvklan.al