Ndarja nga jeta në moshë të re të gazetares Adelajda Xhamani, ka prekur qindra njerëz, por dhimbja është e tmerrshme për miqtë, familjarët dhe të afërmit e saj. Një nga mikeshat e saj me të ngushta ka publikuar një mesazh ku shpreh dhimbjen që i shkaktoi ndarja nga jeta e një engjëlli, sicc e quan ajo. Ditën e sotme Adela do të përcillet për në banesën e fundit.Ataku në zemër i mori jetën mëngjesin e së dielës gazetares së njohur  Xhamani.

Mesazhi i plotë:

Shpirtit tim nuk i del dot asnjë fjalë për ty veçse dhimbje dhe pengje! Jeta ime pa ty ishte bosh, kur s’të takoja një ditë, as nuk arrij të imagjinoj si po i shty këto orë, teksa mendoj qe është e gjitha një ëndërr e keqe dhe pres mbarojë ky ankth. Si do të ece në rrugët e qytetit pa ty, si mund të shkoj në kinema pa ty, planet e pushimeve tona pa ty. Gjithçka pa ty… Ishim katër, por ti e theve premtimin dhe tashmë jemi tre qyqarë pa ty o engjëlli ynë. Të të përcjell ty sot për në banesën fundit, gjëja e fundit më kish shkuar ndërmend, sidomos pas planeve tona për të shkuar në Korçe fundjavën e ardhshme! Ti ishe një dritë e mbushje zemrën time pas çdo zbrazëtie, ishe një yll i bukur qe na zbukuroje të gjithëve. Tani do ndriçosh lart si engjëll për të gjithë ne. Por do jesh gjithmonë e jona me ne dhe për ne. Të dua ne infinit.

 

/tvklan.al