
Mesazhi i urimit i Presidentit të Republikës
19:31 31/12/2014
Në një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, Vitin e Ri 2015.
Kreu i shtetit tha se viti që po lemë pas u shënjua nga dy ngjarje të rëndësishme siç ishte vizita e Papa Françeskut dhe marrja e statusit të vendit kandidat.
Presidenti Nishani i ka bërë edhe një apel politikës shqiptare të gjejnë dialogun e munguar në të mirë të reformave dhe integrimit të vendit.