Imzot Arjan Dodaj: Shqipëria të ketë forcë të mposhtë hemoragjinë demografike

Në vigjilje të Pashkës Katolike, Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka ndarë urimet e tij për gjithë besimtarët. Lutjet dhe thirrjet shkuan për punuar për ndalimin e hemorragjisë demografike dhe te emigrimit të shqiptarëve

“Shqipëria, me Ringjalljen e Krishtit Zot, të ketë forcën për të mposhtur dimrin demografik, jo vetëm për hemorragjinë e shkaktuar nga emigrimi, por edhe për uljen e ndjeshme të numrit të të lindurve.

Gjatë mesazhin e tij, Imzot Arjan Dodaj tha se Ringjallja sjell shpresë për të gjithë për të përballuar çdo vështirësi, duke kërkuar mbështetjen ndaj të rinjve në krijimin e familjeve.

“Vendi ynë të rifillojë nga familja, duke mbështetur të rinjtë që duan të krijojnë familje, nëpërmjet shpresës për një shtëpi, për një punë të paguar me dinjitet.”

Sa i përket lufës në Ukrainë, Arqipevshki theksoi se paqja nuk vjen asnjëherë nga armët por vetëm përmes dashurisë për njëri tjetrin.

“Kurrë paqja nuk vjen nëpërmjet armëve, ashtu si edhe në shoqërinë tonë, kurrë dialogu nuk vjen nëpërmjet fyerjes, hakmarrjes, shantazhit apo shtypjes. Pashkët janë fitorja, ngushëllimi i atij që qan dhe drita në errësirë. Në duelin midis jetës dhe vdekjes, jeta fiton me forcën e dashurisë.”

Java e madhe e Pashkëve kulmon me ditën e dielë, ku besimtarët katolikë kremtojnë ringjalljen e Krishtit.

Tv Klan