Të gjithë janë njohur me historinë e Quaden Bayles, australianit 9-vjeçar me nanizëm, i cili i kërkonte të ëmës një litar që të vriste veten sepse shokët e tallnin në shkollë.

Që pas publikimit të videos në rrjetet sociale, vogëlushi ka marrë mbështetjen e shumë personaliteteve të njohura. Një prej tyre është edhe aktori Hugh Jackman, i cili ka postuar në rrjetet sociale një mesazh posaçërisht për Quaden.

Aktori, i njohur për rolin Wolverine në filmat “X-Men”, shprehet se njerëzit duhet të jenë më të sjellshëm dhe se bullizmi nuk është zgjidhja.

“Quaden, je më i fortë seç mendon. Pavarësisht çdo gjëje mua më ke shok. Duhet të jeni më të sjellshëm me njëri-tjetrin bullizmi nuk është në rregull. Pikë. Mjaftojnë vështirësitë e jetës”, tha ai.

Ishte e ëma e Quaden, ajo që shpërndau videon, ku tregonte sesi fëmija e saj, i cili ka sëmundjen e nanizmit, i kërkonte që ta ndihmonte të vriste veten pas talljes nga shokët. Quaden shfaqej në video duke qarë sapo kishte dalë nga shkolla.

“Më jep një litar, unë dua ta vras veten. Dua ta godas veten me thikë me zemër. Dua që dikush të më vrasë”, thoshte ai.

Pas ndarjes së videos në mediat sociale, Yarraka Bayles, është përballur me një pafundësi mesazhesh mbështetëse nga miq, por edhe të huaj. E ëma e djalit është shprehur se videon e shpërndau në Facebook në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin nga pasojat që sjell bullizmi./tvklan.al