Rejan Alivoda është larguar zyrtarisht nga Vllaznia. Njoftimi ka ardhur nga vetë mesfushori, nëpërmjet një postimi në profilin e tij.

Alivoda do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra e Itihad Kalba.

“Përshëndetje te gjithëve! Dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im te skuadra e Vllaznisë mbaron këtu, për të vazhduar drejt një sfide të re.

Jam i lumtur që pata fatin të jem pjesë e familjes së madhe Vllaznia, duke më dhënë mundësinë për dy vite të kaloj momente të bukura dhe të rëndësishme në formimin tim.

Dua te falënderoj dhe i jam mirënjohës presidentit Alban Xhaferi për përkushtimin dhe përkrahjen, trajnerët për punën e palodhur, drejtorët dhe të gjithë stafin me te cilët punuam këto vite.

Gjithashtu dua te falënderoj shokët e skuadrës qe ishin mbështetje ne këtë rrugëtim dhe që së bashku kaluam momente te bukura, plot emocion dhe sfida.

Veçanërisht dua te falënderoj ‘Vllaznit Ultras’ dhe tifozerinë shkodrane që ishte mbështetja jonë, motiv për të ecur përpara që na ndjekin në çdo hap.

Ju jam mirënjohës për këto vite që kalova në qytetin tim, duke u rritur pranë jush dhe pata mundësinë të kontribuoj për fanellën e rëndë të Vllaznisë. Shpresoj qe një ditë te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton. Kjo eksperiencë do të mbetet e paharrueshme për mua. Ju falënderoj, me respekt Rejan Alivoda!”, shkruan mesfushori.

Nga shitja e Alivodës, Vllaznia do të arkëtojë rreth 200 mijë euro, ndërsa për lojtarin kjo do të jetë aventura e parë jashtë Shqipërisë. /tvklan.al