Mesazhe solidariteti dhe dashurie nga imzot George Frendo

Pak besimtarë të krishterë, të vendosur në distancë nga njëri-tjetri morën pjesë në meshën e fundit të Pashkëve, në katedralen katolike “Shën Pali” në Tiranë.

Mesha që përkujton darkën e fundit të Krishtit me 12 apostujt e tij, u drejtua nga imzot George Frendo.

Predikimi i tij u mbush me mesazhe për më shumë solidaritet dhe dashuri mes njerëzve, sidomos në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe botën.

Për herë të parë koronavirusi pengoi që të mbahen të gjitha ritualet e të enjtes së shenjtë. Megjithatë imzot Frendo kujtoi porosinë që mbart larja e këmbëve të apostujve nga Krishti.

Po ashtu me vendim të Papa Françeskut u emërua këtë të enjte Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.

Tv Klan