francesku

“Forma të ndryshme të padrejtësive dhe të dhunës lëndojnë vazhdimisht njerzimin”. Këtë e ka thënë Papa Françesku në meshën e parë të vitit të ri 2016 në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku ka nënvizuar se çdo ditë ndërsa duam që të jemi të mbështetur nga shenja të prezencës së Zotit duhet të heqim shenjat e kundërta. Në fjalën e Papës nuk mungoi as përmendja e refugjatëve.

Gjithashtu Ati i shenjtë nuk harroi të uronte besimtarët për Vitin e Ri 2016. Sipas asaj që raportoi drejtori i shtypit të Vatikanit në meshën e parë te 2016- ës morën pjesë rreth 60 mijë besimtarë.

Tv Klan