Kjo e dielë e Pashkës riktheu Papa Françeskun në krye të meshës në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, pas 10 javësh mungesë.
Vështirësitë në frymëmarrje, pasi ende është duke marrë veten nga pneumonia e shumëfishtë për të cilën iu desh të kalonte mbi 1 muaj mjekim në spital prej 14 Shkurtit, e detyruan t’i kërkonte ndihmë priftërinjve të tjerë katolikë të pranishëm që t’i lexonin mesazhin e festës së rëndësishme të të krishterëve.
Thelbi i mesazhit të Atit të Shenjtë ishte thirrja për paqe në Ukrainë dhe Gaza.
Sirenat e luftës ranë sërish natën e Pashkës në Kiev, pavarësisht premtimit të Vladimir Putinit për armëpushim për Pashkën që edhe të krishterët ortodoksë e festojnë këtë vit në të njejtën ditë.
Në një mesazh në rrjetin X, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia kreu 26 sulme që prej mesnatës së Pashkës.
Ndërsa vetë shefi i Kremlinit nuk iu nda traditës së pjesëmarrjes në meshën e shenjtë të mesnatës së Pashkës në katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës.
Mes festimeve në mbarë botën e Krishterë spikati edhe ajo që u duk si “luftë fishekzjarrësh” në ishullin grek të Kios.
Tv Klan