Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u mbajt një meshë e shenjtë e veçantë, e drejtuar nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovani Peragine, përpara nisjes së tij drejt Italisë ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Para besimtarëve të pranishëm, Imzot Peragine ndau një kujtim të çmuar nga takimi me Papa Françeskun dhe mendimi i tij për Shqipërinë

Ndarja nga jeta e Papa Franceskut u përcoll me trishtim edhe nga besimtarët e shumtë në Shqipëri, por edhe autoritetet e larta të vendit, të cilët e cilësuan Atin e Shenjtë një mik të vendit tonë.

Tv Klan