Meshkujt kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë nëse kanë mbaruar shkollën e lartë ose punojnë si barist.

Të punuarit në një bar bën që edhe gratë të kenë më shumë gjasa të tradhëtojnë, por nëse ata kanë mbaruar shkollën e lartë kanë më pak gjasa për të tradhëtuar.

Ky është përfundimi i studiesve në Suedi, të cilët anketuan qindra mijëra çifte për më shumë se 20 vjet.

Studiesit besojnë se biznesi i restoranteve dhe rekrutimeve, bëjnë të mundur që njerëzit të tradhëtojnë më shumë pasi shpenzojnë më shumë kohë me kolegë të seksit të kundërt.

Kur vjen puna te arsimimi, ekspertët ishin të suprizuar: ata nuk mund të kuptonin arsyen përse edukimi kishte efekte të ndryshme te meshkujt dhe femrat.

Për ata që kërkojnë me patjetër një partner besnik, duhet të provojnë të krijojnë lidhje me fermerët, librashitësit dhe kimistët, të cilët konsiderohen se kanë më pak gjasa të tradhëtojnë.

Ekipi nga Universiteti i Stokholmit në Suedi, thotë se kjo analizë është e para e këtij lloji që provon se të dyja gjinitë kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë nëse punojnë në zyra me më shumë kolegë të seksit të kundërt, por kjo vlen më shumë për meshkujt.

Studimi përfshiu miliona çifte daneze midis moshave 20 dhe 44 vjeç, të cilët ishin martuar ndërmjet viteve 1981 dhe 2002.

Të gjithë u martuan me një partner të seksit të kundërt dhe kishin punuar për të paktën një vit. Gjatë periudhës 21-vjeçare, studiesit zbuluan se më shumë se 215,000 çifte ishin divorcuar.

Rezultatet treguan se meshkujt ishin më të prirur për të qenë shkaku i prishjes së martesës për shkak të pranisë femërore në vendet e tyre të punës./tvklan.al